Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James ka arritur marrëveshje me ekipin nga Katari

James Rodriguez

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, do ta vazhdojë karrierën në Katar. Mediumet e huaja, kanë raportuar të mërkurën se Rodriguez tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën Al-Rayyan, e cila do të zyrtarizohet së shpejti.

30-vjeçari te ekipi nga Katari, do të transferohet nga skuadra e Evertonit pasi nuk ka bërë pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez. Rodriguez, i cili iu bashkua Evertonit vitin e shkuar nga Real Madridi, këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për skuadrën nga Premier League. Ai ka pasur kontratë me Evertonin deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Rodriguez, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Bayerni, Monaco e Porto.