Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

James kthehet në Evropë

James Rodriguez mund të kthehet në Evropë për të vazhduar karrierën.

Kolumbiani është futbollist i lirë pasi ka mbyllur kontratën me ekipin Al-Rayyan nga Katari.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri i Romës, Jose Mourinho, po e synon transferimin e mesfushorit.

Trajneri portugez raportohet se ka kontaktuar lojtarin dhe i ka bërë të ditur dëshirën për t’iu bashkuar këtë verë.

James mund të transferohet te Roma si futbollist i lirë.