Juventusi ka mposhtur Cagliarin 2:1 në xhiron e 12-të të Serisë A për të dalë në pozitën e parë në tabelë.
Bremer dhe Daniele Rugani shënuan golat për ekipin e Massimiliano Allegrit në fitoren 2:1. Te Cagliari shënoi Alberto Dossena.
Juventusi në superformë del në pozitën e parë me 29 pikë të tubuara nga 12 ndeshje.
Me një ndeshje më pak, Interi është i dyti me 28 pikë.
Cagliari është i 17-i me nëntë pikë.