Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Finlanda fiton thellë por mbetet në Ligën C

Finlanda

Finlanda ka fituar thellë përballë San Marinos të dielën në Helsinki, në ndeshjen e fundit të Grupit C1. 
Por, pavarësisht fitores 7:2, garën në edicionin e gjashtë të Ligës së Kombeve do ta vazhdojë në Ligën C, që është niveli i tretë. 

Grupin ku janë edhe Shqipëria dhe Bjellorusia, Finlanda e përfundoi në pozitën e tretë me 10 pikë, sa edhe Bjellorusia në vendin e dytë. 

Por do të jenë bjellorusët që do të luajnë në plejofin për inkuadrim në Ligën B, pasi në ndeshjet e ndërsjella me finlandezët, kanë rezultate më të mira. 

San Marino e mbyll grupin në pozitën e fundit, pa pikë, me tri gola të shënuar e 25 të pranuar. 
Shqipëria e fitoi këtë grup me 15 pikë. 

Adrian Svanback shënoi “hat-trick” në fitoren e thellë të Finlandës. Joel Pohjanpalo i shënoi dy gola, ndërsa Leo Walta, dhe Daniel Hakans, kontribuuan me nga një gol. 

Për San Marinon dy golat i realizoi Nicola Nanni.