Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi vazhdon me fitore bindëse

Juventusi ka vazhduar me fitore bindëse. Skuadra nga Torino e ka fituar ndeshjen e dytë rresht në Serie A me rezultatin 3:0.

Të dielën mbrëma e mposhti Leccen në shtëpinë e saj, në kuadër të xhiros së 21-të të elitës italiane të futbollit.

Sfida u vendos në pjesën e dytë. Dushan Vlahoviq shënoi për 1:0 në minutën e 59-të dhe për 2:0 në minutën e 68-të.

Golin e tretë për Juven e realizoi Bremer në minutën e 85-të.

Ylber Ramadani kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës te Lecce.

Edhe Juve ngjitet në vendin e tretë, 7 minuta për Zhegrovën Futboll 2 muaj më parë Juve ngjitet në vendin e tretë, 7 minuta për Zhegrovën

Me fitore, Juventusi doli në vendin e parë në Serie A me 52 pikë. Interi është i dyti me 51 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Milani është i treti me 45 pikë.

Lecce renditet e 14-ta me 21 pikë.