Juventusi ka mposhtur Leccen 1:0 për t’u ngjitur në pozitën e tretë në Serie A.
“Zonja e Vjetër” ka mbërritur në kuotën e 68 pikëve pas fitores e realizuar të shtunën falë golit të Dushan Vlahoviqit në minutën e parë. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 36-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuve e kaloi Milanin që ngeli i katërti me një pikë më pak, por po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Edhe një herë, ylli i Kosovës Edon Zhegrova u paraqit krejt në fund. Ai zëvendësoi Francisco Conceicaon në minutën e 83-të.
Te Lecce u paraqit për 90 minuta Ylber Ramadani. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, Lecce është e 17-ta në tabelë me katër pikë më shumë se Cremonense që po vazhdon luftën për mbijetesë.