Juventusi ka shënuar fitore të vështirë 1:0 ndaj Frosinones. Ishte ndeshja hapëse e edicionit 2026/27 në Serie A.
Qendërmbrojtësi Gleison Bremer e realizoi golin e fitores për “Zonjën e Vjetër” në minutën e 22-të.
Frosinone bëri përpjekje deri në fund që ta barazonte rezultatin, por tre pikët e para shkuan për Juven.
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, në lojë te Juve u inkuadrua në minutën e 69-të. Ndërsa mesfushori shqiptar, Luis Hasa, te Frosinone në lojë hyri në minutën e 67-të.