Juventusi ka shënuar fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në Serie A të shtunën.
Skuadra e Luciano Spallettit fitoi 1:0 si mysafire e Udineses në xhiron e 29-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJeremie Boga e realizoi golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 38-të.
Te Juve, në bankë sërish mbeti ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.
Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” mbërrin në kuotën e 53 pikëve dhe del në pozitën e katërt në tabelë. Como dhe Roma kanë nga 51 pikë në pozitat 5 dhe 6. Ato përballen mes vete të dielën.
Udinese është e 11-ta me 36 pikë.