Interi e ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në Serie A.
“Nerazurrët” të shtunën mbrëma e mposhtën Leccen në udhëtim me rezultatin 2:0. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të elitës së futbollit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteri reagoi pas disfatës që e pësoi të mërkurën nga skuadra Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.
Të dy golat, Interi, i shënoi në pjesën e dytë.
Henrikh Mkhitaryan për 1:0 shënoi në minutën e 75-të. Shtatë minuta më pas, Manuel Akanji, e shënoi golin e dytë.
Mysafirëve iu anulua edhe një gol i Federico Dimarcos në minutën e 51-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Te Lecce ndeshjen e kompletoi mesfushori Ylber Ramadani, kurse për shkak të lëndimit mungoi Medon Berisha.
Interi është lider me 64 pikë. Lecce ka 24 pikë në pozitën e 17-të.