Kampioni i edicionit aktual të Serie A të Italisë, Interi, ka fituar bindshëm në udhëtim te Lazio të shtunën.
Ndeshjen e xhiros së 36-të të elitës italiane të futbollit, Interi e fitoi 3:0.
Lautaro Martinez në minutën e gjashtë dhe Petar Suçiq në minutën e 39-të, i shënuan golat në pjesën e parë.
Alessio Romagnoli i Lazios u përjashtua me të kuq në minutën e 59-të, ndërsa Henrikh Mkhitaryan në minutën e 76-të, e vendosi rezultatin përfundimtar 3:0.
Elseid Hysaj ishte në bankën rezervë te Lazio.
Interi i ka 85 pikë në vendin e parë, ndërsa Lazio mbetet me 51 pikë.