Juventusi ka mposhtur 1:0 Romën në xhiron e 18-të të Serisë A, për t’iu afruar Interit në krye të tabelës në vetëm dy pikë.
Adrien Rabiot realizoi golin e fitores për “Zonjën e vjetër”. Ai shënoi në minutën e 47-të.
Falë kësaj fitoreje dhe barazimit të Interit një natë më herët, Juventusi afrohet në vetëm dy pikë. Interi prin me 45, ndërsa Juve ka 43.
Roma e Jose Mourinhos është e shtata në tabelë me 28 pikë.