Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë zyrtare Villarrealit për mbrojtësin Juan Foyth, ka njoftuar të mërkurën “Tuttosport”. Juventusi ka ofruar 50 milionë euro për reprezentuesin e Argjentinës, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të dimrit.
25-vjeçari, i cili mund të luajë në qendër dhe krah të mbrojtjes, është ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga në pozitën e tij.
Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2026, ndërsa këtë edicion ka 9 paraqitje në të gjitha garat dhe 1 gol të shënuar. Foyth karrierë ka bërë edhe te Tottenhami dhe Estudiantesi në Argjentinë.
Artikuj të ngjashëm