Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona synon mbrojtësin Foyth

Barcelona po synon ta forcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm. “AS” raporton të enjten se Barça ka kthyer interesimin kah mbrojtësi Villarrealit, Juan Foyth. Bëhet e ditur se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, po kërkon me ngulm transferimin e argjentinasit, të cilin e pëlqen shumë.

Foyth është mbrojtës i krahut të djathtë dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 45 milionë eurosh. Ai është pjesë e Villarrealit prej vitit 2020, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te skuadra e Tottenhamit.

25-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2026, ndërsa në 22 paraqitje këtë sezon ka kontribuuar me 1 gol e 2 asistime.

Artikuj të ngjashëm