Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Foyth drejt Barcelonës

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Juan Foyth, pritet të largohet nga Villarreali në fund të edicionit, por jo edhe nga kampionati spanjoll.

Sipas të gjitha gjasave, Foyth pritet t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj vere, raporton “AS” të martën. Bëhet e ditur se Foyth ka marrëveshje personale me Barcelonën, e cila po negocion me Villarrealin për lirimin e tij.

Për ta lënë të lirë 25-vjeçarin, Villarreali po kërkon të paktën 25 milionë euro, pasi Foyth ka kontratë valide deri në vitin 2026.

Argjentinasi këtë edicion ka 29 paraqitje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë dy asistime për Villarrealin, ekip të cilit iu bashkua para tre vjetësh nga skuadra e Tottenhamit.