Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Onana drejt Barcelonës

Mesfushori defensiv Andre Onana pritet t'i bashkohet skuadrës së Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. “Daily Mail” raporton të enjten se Barcelona është në negociata me Evertonin për transferimin e 22-vjeçarit muajin tjetër.

Onana po pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez, i cili po insiston në transferimin e tij pasi po e sheh si përforcim të duhur para mbrojtjes. Thuhet se Barcelona ka kërkuar huazimin e Onanas me detyrim të blerjes së tij në fund të këtij edicioni.

Onana ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro. Ai ka 2 gola e 1 asistim në të gjitha garat për Evertonin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar nga skuadra e Lillet.

Artikuj të ngjashëm