Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni kërkon 100 mln për Onanan

Skuadra e Evertonit ia ka caktuar çmimin mesfushorit defensiv, Amadou Onana, i cili po kërkohet nga gjigantët e Premier Leagues. Për ta lënë të lirë belgun Onana këtë muaj, Evertoni po kërkon të paktën 100 milionë euro.

Ky vendim i Evertonit ka ardhur pas interesimit të madh të Arsenalit për shërbimet e 22-vjeçarit, i cili është i gatshëm t’i bashkohet ekipit të trajnerit Mikel Arteta.

Onana është pjesë e Evertonit prej verës së vitit 2022, ndërsa këtë edicion ka dy gola e një asistim në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2027, ndërsa ka luajtur edhe për Lillen e Hamburgun. Gjithashtu, Onana ka edhe nëntë paraqitje me Belgjikën.

Artikuj të ngjashëm