Mesfushori defensiv, Amadou Onana, do të largohet nga Evertoni por jo edhe nga kampionati anglez. “Daily Mail” shkruan se belgu në fund të sezonit do t’i bashkohet Arsenalit, ekip që e pati kërkuar edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Arsenali është pajtuar t’ia paguajë Evertonit 70 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili ka impresionuar me paraqitje të mira në sezonin e tij të parë në futbollin anglez.
Onana verën e shkuar iu bashkua Evertonit nga Lille dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Deri më tani ai ka 1 gol e 1 asistim në 27 paraqitje kampionale për Evertonin. Onana ka edhe 6 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Belgjikës.