Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni kërkon 80 mln për Onanan

Mesfushori defensiv, Amadou Onana, pritet të jetë largimi i parë nga skuadra e Evertonit në fund të sezonit. “Daily Mail” shkruan se krerët e Evertonit tashmë ia ka caktuar çmimin belgut, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha angleze.

Për ta lënë të lirë Onanan në verë, Evertoni po kërkon hiç më pak se 80 milionë euro.

21-vjeçari në sezonin e tij të parë në Angli ka treguar paraqitje të mira, ku në 26 ndeshje kampionale ka 1 gol dhe 1 asistim.

Ai iu bashkua Evertonit nga Lille për 35 milionë euro, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2027. Onana, gjithashtu, ka edhe 6 ndeshje të zhvilluara me Përfaqësuesen e Belgjikës.

Artikuj të ngjashëm