Pas Chelseat e Arsenalit, edhe skuadra e Barcelonës është futur në garë për mesfushorin Amadou Onana, ka njoftuar të mërkurën “Mundo Deportivo”. Mësohet se Barcelona tashmë ka nisur negociatat me Evertonin pas kontakteve me agjentin e futbollistit belg.
Onana pritet të largohet këtë muaj nga Evertoni, ekipin anglez që po kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij. 22-vjeçari është njëri prej mesfushorëve defensiv më të vlerësuar në Premier League, ndërsa ka kontratë me Evertonin deri në verën e vitit 2027.
Onana në vitin 2022 iu bashkua Evertonit nga Lille, ndërsa këtë edicion ka dy gola e një asistim në 21 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm