Mesfushori defensiv Andre Onana pritet të largohet nga Evertoni këtë verë. “Daily Mail” shkruan të hënën se drejtuesit e Evertonit tashmë ia kanë caktuar çmimin belgut, i cili ka tërhequr interesimin e skuadrave të mëdha.
Për ta lënë të lirë Onanën në fund të edicionit, Evertoni po kërkon hiç më pak se 60 milionë euro.
21-vjeçari ka treguar paraqitje të mira në edicionin e tij të parë në Angli, pasi verën e shkuar iu bashkua Evertonit nga skuadra e Lillet.
Në 31 ndeshje kampionale, Onana ka kontribuar me 1 gol e 2 asistime. Ai ka kontratë me skuadrën e Evertonit deri në verën e vitit 2027.