Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë për mesfushorin Onana

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare Evertonit për mesfushorin Andre Onana, raporton të martën “Daily Mail”.

Bëhet e ditur se Unitedi ka ofruar 60 milionë euro për belgun, i cili edicionin e shkuar ka treguar paraqitje të mira në Premier League. Tek Evertoni janë të gatshëm ta shesin Onanan, por për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 70 milionë euro.

Negociatat mes klubeve do të vazhdojnë dhe marrëveshja mund të arrihet në fillim të javës së ardhshme. Onana 21-vjeçar iu bashkua Evertonit veën e shkuar nga Lille për 35 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2027.