Skuadra e Barcelonës po insiston për shërbimet e mesfushorit Alex Baena, raporton “Mundo Deportivo” të martën. Mësohet se është trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ai që po insiston në transferimin e 22-vjeçarit.
Madje Xavi po kërkon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit dhe Barcelona tashmë po përgatit ofertën për ta bindur Villarrealin në lirimin e tij. Për kartonin e Baenas, Barcelona do të ofrojë 60 milionë euro pasi ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2028.
Baena është njëri prej mesfushorëve më kreativë të La Ligas, ku edicionin e shkuar pati 12 gola e 6 asistime në 48 paraqitje. Këtë edicion ai ka 1 gol e 2 asistime në 4 ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll.
Artikuj të ngjashëm