Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet angleze pas Baenas

Skuadrat nga Premier League, Liverpooli dhe Arsenali, kanë shprehur interesim për yllin e Villarrealit, Alex Baena. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “AS”.

Sulmuesi i krahut ka treguar paraqitje të mira këtë edicion duke tërhequr vëmendjen e ekipeve angleze, që po synojnë transferimin e tij vitin e ardhshëm.

21-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 2 asistime në 10 paraqitje në të gjitha garat.

Baena ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2025, ndërsa edicionin e shkuar ishte i huazuar te Girona.

Për transferimin e Baenas, si Liverpooli ashtu edhe Arsenali, janë gati të shpenzojnë deri në 40 milionë euro.