Ekipet e Premier Leagues, Liverpooli dhe Arsenali janë të garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, spanjollit Yeremy Pino.
Mediumet britanike kanë raportuar të premten se dy skuadrat angleze së shpejti pritet t’i bëjnë ofertë zyrtare Villarrealit për shërbimet e 19-vjeçarit.
Pino po shkëlqen këtë edicion dhe është njëri prej lojtarëve kryesor në ekipin spanjoll.
Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në 34 paraqitje në të gjitha garat. Pino ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2027 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh.