Sulmuesi i krahut, Yeremy Pino, pritet të jetë përforcimi i parë i Aston Villas në fillim të vitit të ardhshëm.
“AS” ka njoftuar të enjten se Aston Villa ka fituar garën ndaj skuadrave të tjera për mesfushorin 20-vjeçar. Aston Villa po insiston në transferimin e Pinos në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Villarreali për ta lënë të lirë po kërkon rreth 40 milionë euro.
Pino ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka një gol e një asistim në 14 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm