Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pino mbetet te Villarreali deri në vitin 2027

Sulmuesi i krahut, Yeremy Pino do të jetë pjesë e skuadrës së Villarrealit edhe për një periudhë të gjatë.

Ekipi nga La Liga, ka njoftuar të hënën se Pino ka firmosur kontratë të re, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2027. Në kontratën e re, atij i është përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Pino 19-vjeçar në fillim të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Villarrealit dhe deri më tani ka shënuar dy gola e ka bërë tri asistime në 16 ndeshje të luajtura. Ai gjithashtu, ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Spanjës.

Pino është lojtari i tretë që vazhdon bashkëpunimin me Villarrealin pas Raul Albiolit e Manu Triguerosit.

Edhe ​Villarreali ia cakton çmimin Pinos Sport ​Villarreali ia cakton çmimin Pinos