Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për mbrojtësin Foyth

Skuadra e Barcelonës nuk ka hequr dorë nga transferimi eventual i mbrojtësit të krahut të djathtë, Juan Foyth.

“AS” njofton të premten se Foyth ka kërkuar largimin nga Villarreali këtë verë dhe Barcelona po e bën gati ofertën për kartonin e tij. 25-vjeçari ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Foyth ka treguar paraqitje të mira këtë edicion dhe te Barcelona po shihet si opsion i mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në 27 ndeshje të luajtura për Villarrealin. Krahas Villarrealit, reprezentuesi i Argjentinës karrierë në Evropë ka bërë edhe te skuadra e Tottenhamit.

Artikuj të ngjashëm