Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Palace ofron 40 mln për talentin e Juventusit

Skuadra e Crystal Palacet i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për mesfushorin ofensiv, argjentinasin Matias Soule. “Sky Sports” shkruan të enjten se Palace ka ofruar 40 milionë euro për transferimin e 20-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Soule ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, ndërsa para fillimit të këtij edicioni është huazuar tek Frosinone për një vit. Ai po impresionon me paraqitjet e tij te Frosinone dhe Crystal Palace po insiston në transferimin e tij muajin tjetër.

Soule ka shënuar 6 gola dhe ka bërë një asistim në 13 paraqitje në kampionatin italian, ndërsa po kërkohet edhe nga Tottenhami e Newcastle Unitedit.