Tottenham Hotspuri ka bërë ofertë për futbollistin e Crystal Palacet, Eberechi Eze, shkruan të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Tottenhami i ka ofruar Palacet 55 milionë euro plus pesë milionë euro të tjera bonuse për kartonin e reprezentuesit të Anglisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNegociatat janë duke u zhvilluar mes drejtuesve të Tottenhamit dhe atyre të Palacet.
Eze dëshiron t’i bashkohet Tottenhamit. Javën e kaluar u raportua se Eze ka arritur marrëveshje personale me Tottenhamin.
Ai nëse transferohet te Tottenhami do të nënshkruaj kontratë deri në verën e vitit 2030.
Kontrata aktuale Ezes me Palacen i përfundon në vitin 2027.
27-vjeçari është prej futbollistëve kryesor të Palacet. Ai te skuadra që drejtohet nga trajneri Oliver Glasner u transferua në vitin 2020 nga Queens Park Rangers për 17 milionë euro.