Futboll

Juventusi zyrtarizon huazimin e Kalulut

Pierre Kalulu

Pierre Kalulu është transferimi i radhës për skuadrën e Juventusit. 

“Bianconerët” të mërkurën në mbrëmje zyrtarizuan transferimin e Kalulut nga Milani. 

Ai do të huazohet fillimisht për 3.3 milionë euro, ndërsa Juventusi e ka edhe opsionin e blerjes së tij, duke i shtuar edhe 14 milionë euro plus 3 milionë euro të tjera bonuse. 

23-vjeçari është produkt i Akademisë së Lyonit, ndërsa nga Milani ishte blerë për 1.39 milionë euro në verën e vitit 2020. 

Ai ka zhvilluar 112 paraqitje për “rossonerët”, ndërsa ka shënuar edhe tri gola. 

Me Milanin pati edhe tri asistime.