Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kalulu suspendohet për dy ndeshje

Pierre Kalulu

Qendërmbrojtësi Pierre Kalulu do t’i mungojë Juventusit në dy ndeshjet e fundit në Serie A. Kalulu është suspenduar të martën nga Federata Italiane e Futbollit, shkruan “Reuters”.

Kalulu u ndëshkua me karton të kuq të shtunën në barazimin 1:1 të Juves ndaj Lazios.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u përjashtua për shkak të goditjes në fytyrë ndaj sulmuesit të Lazios, Taty Castellano.

Francezi Kalulu do t’i humbë ndeshjet ndaj Udineses dhe Venezias.

Mungesa e tij mund të vërehet te “zonja e vjetër”.

24-vjeçari Kalulu në 39 ndeshjet e zhvilluara ka një gol të shënuar.

Juventusi pas 36 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin italian ka 64 pikë dhe renditet në pozitën e katërt. Katër pozitat e para dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.