Futboll

Roma synon transferimin e Zirkzees

Roma

Skuadra e Romës synon të përforcohet për pjesën e dytë të kampionatit me sulmuesin e Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee, kanë njoftuar mediumet italiane të enjten. 

Klubi italian dëshiron që ta ketë atë në skuadër në formë huazimi fillimisht, me të drejtën e blerjes në fund të edicionit. 

24-vjeçari kishte realizuar gol ndaj Crystal Palacet në fitoren 2:1 të Manchester Unitedit. Ai ishte goli i vetëm i Zirkzees në këtë edicion, në 11 paraqitje në të gjitha garat. 

Sulmuesi holandez iu bashkua “djajve të kuq” për 36.5 milionë funte nga Bologna, në verën e vitit 2024. 

Ish-sulmuesi i Bayernit, megjithatë nuk e ka gjetur formën më të mirë të mundshme në Angli. 

I ka vetëm tetë gola në 60 paraqitje.