Skuadra e Gentit është bërë çerekfinalistja e parë e Ligës së Konferencës ndërsa Emmanuel Orban e shënoi “hat-trickun” më të shpejtë për këtë skuadër në garat e organizuara nga UEFA.
Genti belg shënoi fitore 4:1 në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës, në udhëtim te Bashakshehiri i Turqisë. Orban e kompletoi tregolëshin për afër 35 minuta lojë. Një gol tjetër për mysafirët e shënoi Hugo Cuypers, në minutën e 37-të.
Ndërkohë, golin e vetëm për Bashakshehirin e shënoi sulmuesi shqiptar i krahut, Januzaj. 28-vjeçari realizoi dy minuta para fundit të gjithë takimit.
Për të ishte goli i parë me fanellën e skuadrës turke, qëkur iu bashkua skuadrës në fillim të muajit shkurt të këtij viti nga Sevilla në formë huazimi.