Futboll

Me golat e Muçit, Trabzonspori fiton në udhëtim

ernest muci

Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka shënuar dy gola në fitoren e Trabzonsporit ndaj Bashakshehirit në udhëtim të hënën mbrëma.

Trabzonspori e fitoi ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë me rezultat 4:3.

Muçi në fushë u inkuadrua në minutën e 63-të, ndërsa golin për epërsinë 3:2 e realizoi në minutën e 77-të.

Vendësit barazuan në 3:3 rezultatin në minutën e 91-të, por sërish në skenë doli Muçi, i cili shënoi golin për 4:3 në minutën e 101-të të ndeshjes.

Për Muçin 24-vjeçar ishin golat e parë me fanellën e Trabzonsporit këtë edicion.

Trabzonspori është në vendin e tretë me 28 pikë.

Bashakshehiri zë pozitën e 13-të me 13 pikë.