Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, e ka mbyllur ndeshjen kundër Fethiyesporit me një gol dhe një asistim.
Trabzonspori e fitoi 3:0 ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma për Kupë të Turqisë. Ishte ndeshja e xhiros së tretë të grupit A.
Muçi shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 69-të, ndërsa asistoi për golin e tretë të realizuar në minutën e 79-të.
Trabzoni ka fituar gjashtë pikë nga tri ndeshje. Në Grupin A është edhe Galatasaray.