Futboll

Muçi shënon dhe asiston, mposhtet Tabzonspori

Ernest Muçi

Sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka vazhduar me formën e mirë në elitën e futbollit turk.

Muçi shënoi një gol dhe bëri një asistim në disfatën që e pësoi Trabzonspori nga Gençlerbirligi me rezultatin, 4:3.

Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma i takoi xhiros së 17-të.

Muçi fillimisht asistoi te goli i dytë të cilin e realizoi Felipe Augusto në minutën e 50-të. Sulmuesi i krahut pas asistimit e realizoi edhe golin e tretë për Trabzonin në minutën e 67-të nga penalltia. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.

24-vjeçari Muçi këtë edicion në 14 ndeshjet e zhvilluara në kampionat ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asistime.

Trabzonspori e zë vendin e tretë më 35 pikë. Fenerbahçe ka katër pikë më shumë në pozitën e dytë. Lider është Galatasaray me 42 pikë.

Gençlerbirligi numëron 18 pikë dhe është në vendin e 11-të.