Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muçi vazhdon shkëlqimin në Superligën e Turqisë

Ernest Muçi

Futbollisti ofensiv i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka treguar tjetër paraqitje të mirë me fanellën e Trabzonsporit në Superligën e Turqisë.

Muçi kontribuoi me asistim në fitoren e Trabzonit kundër Gaziantepit me rezultat 2:1.

Ndeshja e luajtur të dielën i takoi xhiros së 23-të të elitës së futbollit turk.

Muçi asistoi në golin e parë të Trabzonit.

Felipe Augusto shënoi në minutën e 24-të për 1:1 me asistim të Muçit, për të cilin ishte asistimi i katërt.

Edhe Muçi shkëlqen me tri asistime Futboll Muçi shkëlqen me tri asistime

Po ashtu ka plot 10 gola të shënuar në 19 ndeshje të këtij edicioni në Superligë.

Trabzonspori forcohet në vendin e tretë me 48 pikë.