Ernest Muçi ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në Superligën e Turqisë.
Muçi sërish ishte protagonist në fitoren e Trabzonsporit duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me një asistim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrabzonspori e mposhti si mysafir Samsunsporin me rezultatin bindës 3:0. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi javës së 21-të.
Muçi bëri asistim të bukur te goli i parë të cilin e realizoi Paul Onuachu në minutën e 23-të.
Ndërsa sulmuesi i Shqipërisë, Muçi, golin e shënoi në minutën e 91-të për 3:0 nga penalltia. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.
Ernest Muci z 12. golem dla Trabzonsporu w 25/26pic.twitter.com/AkvHTCBmbb
24-vjeçari këtë edicion ka 12 gola dhe pesë asistime.
Trabzoni ka 45 pikë në vendin e tretë. Samsunspori renditet në pozitën e shtatë me 30 pikë.