Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, ka qenë vendimtar në fitoren 2:1 të Trabzonsporit ndaj Beshiktashit në Stamboll.
Ai të shtunën mbrëma shënoi golin për 2:1 në minutën e 62-të të ndeshjes që i takoi javës së 33-të të elitës turke të futbollit.
Për Muçin ishte goli i 11-të i realizuar deri më tani në Superligë.
Ai luajti deri në minutën e 77-të, kurse te Beshiktashi ndeshjen e kompletoi mesfushori Kristjan Asllani.
Te Beshiktashi mungoi Milot Rashica shkaku i lëndimit.