Goli i Vincent Aboubakarit të Beshiktashit ka qenë më i votuari për golin më të mirë të xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.
Aboubakar shënoi me kokë ndaj Luganos, në disfatën 3:2 të enjten mbrëma.
Në garë për golin më të mirë të kësaj xhiroje në Ligën e Konferencës, ishte edhe ai i Almir Kryeziut.
Kryeziu në minutën e 44-t, për mrekulli shënoi për 1:0, në fitoren ndaj Dinamos së Zagrebit. Ai është renditur i dyti me vota të lexuesve të UEFA-s.
Joshua King i Fenerbahçes ishte i treti më i votuari për golin që e shënoi ndaj Spartak Trnavës, ndërsa në vendin e katërt ka përfunduar goli i Benjamin Nygren, që shënoi ndaj Ludogoretsit.
Edhe
Goli i Kryeziut ndaj Dinamos, në top 10-shen e golave më të mirë
Për Kryeziun ishte goli i parë në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
? Vincent Aboubakar’s diving header wins #UECL Goal of the Week ?#UECLGOTW || @Heineken pic.twitter.com/AmxJBxZP9U
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 6, 2023