Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Kryeziut ndaj Dinamos, në top 10-shen e golave më të mirë

Rreth 14 mijë vota kanë qenë për golin më të mirë të fazës grupore të Ligës së Konferencës, dhe një pjesë e tyre kanë shkuar për Almir Kryeziun, sulmuesin e Ballkanit.

Ballkani e pati mposhtur Dinamon e Zagrebit 2:0 në Prishtinë, ndërsa supergol realizoi Almir Kryeziu.

Ai shënoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e 44-t për 1:0, me asistim të Qëndrim Zybës.

Ishte ndeshja e dytë e fazës grupore të Grupit C të Ligës së Konferencës.

Megjithatë, goli i Kryeziut është votuar si i dhjeti më i miri në fazën grupore.

Më i miri është zgjedhur ai i Blazh Kramerit të Legias ndaj Zrinjskit.

Edhe Liga e Konferencës, Ballkani luan ndeshjen vendimtare në Zagreb Sport Liga e Konferencës, Ballkani luan ndeshjen vendimtare në Zagreb

Ballkani e mbylli fazën grupore të Ligës së Konferencës në vendin e fundit me katër pikë në gjashtë ndeshje.

Katër pikë kishte edhe Astana në vendin e tretë.

Viktoria Plzeni pati 18 pikë, kurse Dinamo e Zagrebit përfundoi në vendin e dytë me nëntë pikë.