Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu: Dhamë gjithçka për ta mposhtur Dinamon e madhe

Almir Kryeziu ishte realizator i golit të parë të Ballkanit në fitoren 2:0 ndaj Dinamos së Zagrebit, në ndeshjen e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës.

Ai pas ndeshjes tha se Ballkani ka fituar një ndeshje shumë të fortë, por është arritur falë trajnerit, stafit dhe bashkëlojtarëve.

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke e ditur që Dinamo është ekip shumë i madh. E kemi analizuar mirë ndeshjen. Kemi dhënë 100% nga vetja dhe e kemi merituar fitoren”, tha fillimisht Kryeziu për “ArtMotion”. “Besoj që të gjithë kanë merita, i gjithë stafi me në krye trajnerin Ilir Daja. Po ashtu edhe ne lojtarët po e bëjmë punën shumë mirë. Po e respektojmë veten, e pastaj edhe kundërshtarin. Aty ishte çelësi i suksesit. Padyshim se ky është momenti më i suksesshëm deri tani në karrierë. Duke e ditur që bëmë ndeshje të madhe sot, fituam ndaj Dinamos së Zagrebit, rriten edhe ambiciet për ta kaluar grupin”, është shprehur Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm