UEFA ka përzgjedhur dhjetë golat më të bukur të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Më i miri është zgjedhur ai i Federico Valverdes, mesfushorit të Real Madridit.
Reali në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales së Championsit ndaj Manchester Cityt fitoi 3:0, kurse Valverde realizoi “hat-trick” në atë ballafaqim.
Dhe më i miri është zgjedhur goli për 3:0 në minutën e 42-të, kur Valverde pranoi top nga Brahim Diazi.
Goli i dytë më i mirë ka qenë ai i Micky van de Ven, që vrapoi në tërë fushën dhe e përfundoi aksionin në ndeshjen e fazës së ligës ndaj Copenhagenit.
Ndërkohë, Luis Diazi me golin e shënuar ndaj PSG-së në disfatën 5:4 nga parisienët, është zgjedhur i treti.
Edhe
Valverde barazoi rekordin e Messit
Në listë janë edhe golat nga Khvicha Kvaratskhelia, Harry Kane, Lamine Yamal, Vitinha, Anatoliy Trubin, Vlad Dragomir dhe Noni Madueke.