Mesfushori uruguaian, Federico Valverde, shkroi një faqe të re të historisë së Ligës së Kampionëve.
Valverde realizoi “hat-trick” në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt të mërkurën mbrëma, një rekord shumë rrallë i arritur kur përballë janë ekipet angleze. Valverde realizoi në minutën e 20-të pas një topi shumë mirë të pranuar dhe më pas e kaloi edhe portierin Gianluigi Donnarumma. Më pas në minutën e 27-të realizoi gol të bukur me gjuajtje të fuqishme nga zona me të majtën. Tregolëshin e kompletoi në minutën e 42-të, me gjuajtje të saktë nga afërsia. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja e parë e një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u nda i kënaqur pas tregolëshit.
“Po, patjetër, veçanërisht për sa u përket golave. Më pëlqeu shumë. Kishte kaluar shumë kohë që nuk jam kënaqur kështu. I lumtur, i gëzuar, për fitoren e ekipit”, ka thënë Valverde.
Me paraqitjen e tij, futbollisti i Real Madridit u bë vetëm futbollisti i dytë në historinë e turneut që shënon “hat-trick” në pjesën e parë ndaj një kundërshtari anglez.
Deri tani, i vetmi futbollist që e ka arritur një gjë të tillë ka qenë Lionel Messi. Superylli argjentinas i shënoi tre gola në pjesën e parë ndaj Arsenalit në vitin 2010, gjatë ndeshjes së jashtëzakonshme të Championsit, sa ishte pjesë e Barcelonës.
Që nga ajo kohë, asnjë futbollist nuk ka arritur që ta përsëritë një paraqitje të tillë ndaj një klubi anglez, deri kur Valverde shpërtheu me paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt.
Kjo arritje bëhet edhe më e veçantë marrë për bazë fuqinë e ekipeve të Premier Leagues në garat evropiane në këtë sezon.
Të shënosh tri herë brenda 45 minutave ndaj një rivali anglez është arritje e vështirë, për shkak të nivelit të lartë fizik dhe taktik që këto skuadra kanë, sidomos në Ligën e Kampionëve.
Rekordi i Valverdes tani vendoset në listën e veçantë, duke i ndarë statistikat me njërin prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve.
Përtej rolit të zakonshëm si mesfushor “box-to-box”, Valverde ka shfaqur në disa raste edhe aftësinë për të arritur në zonën e kundërshtarëve dhe për të vendosur ndeshje të rëndësishme.
Paraqitja e tij kundër Manchester Cityt nuk do të jetë vetëm si natë e paharrueshme për Real Madridin, por edhe si njëra prej arritjeve më të mëdha në statistika, në historinë e Ligës së Kampionëve.