Albian Ajeti shënoi dy gola ndërsa një tjetër gol e realizoi Uran Bislimi. Dhe me kontributin e sulmuesit dhe mesfushorit, Lugano fitoi thellë në udhëtim te Getafe.
Të enjten mbrëma, xhiron e dytë të Ligës së Konferencës, Lugano e fitoi me rezultatin 5:2.
Ajeti shënoi në minutën e tretë për 1:1 dhe të 26-të për 3:1.
Bislimi më pas në minutën e 50-të realizoi për 4:1.
Bislimi e kompletoi ndeshjen në mesfushë, kurse Ajeti luajti deri në minutën e 66-të.
Ezgjan Alioski u inkuadrua prej minutës së 75-të.
Lugano ka bilanc prej dy fitoreve në po aq ndeshje në garën e tretë të UEFA-s për nga niveli.
Getafe e ka një barazim e një humbje.