Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ajeti shënon gol në fitoren ndaj Crvena Zvezdës

Albian Ajeti

Sulmuesi Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren historike të Luganos zvicerane ndaj Crvena Zvezdës serbe. 

Fitoren 3:2 në xhiron e parë të Ligës së Konferencës, Lugano e siguroi në minutat e fundit të ndeshjes. 

Skuadra helvetike nuk di për humbje në këtë edicion edhe në Superligën e Zvicrës. 

Para 7898 tifozëve në stadiumin e hapur këtë verë, Ajeti realizoi gol të bukur për 1:0 në minutën e 25-të. 

Edhe pse ishte duke humbur 2:1, Lugano fitoren e parë në shtëpi e arriti me golat e minutës së 84-t dhe 89-të, të shënuar nga Dereck Moncada dhe Anto Grgiq. 

Edhe Ajeti i siguron sërish pikë Luganos Futboll Ajeti i siguron sërish pikë Luganos

Sulmuesi Ajeti u zëvendësua në minutën e 63-të, kurse Uran Bislimi në mesfushë e kompletoi ndeshjen. Ezgjan Alioski luajti nga minuta e 79-të.


VIDEO