TIME'ı destekleyin. Gerçeği koruyun.
Futbol

Ajeti, Kızılyıldız Belgrad karşısında alınan galibiyette bir gol attı.

Arnavut Ajeti

Sulmuesi Albian Ajeti ka shënuar gol në fitoren historike të Luganos zvicerane ndaj Crvena Zvezdës serbe. 

Fitoren 3:2 në xhiron e parë të Ligës së Konferencës, Lugano e siguroi në minutat e fundit të ndeshjes. 

Skuadra helvetike nuk di për humbje në këtë edicion edhe në Superligën e Zvicrës. 

Para 7898 tifozëve në stadiumin e hapur këtë verë, Ajeti realizoi gol të bukur për 1:0 në minutën e 25-të. 

Edhe pse ishte duke humbur 2:1, Lugano fitoren e parë në shtëpi e arriti me golat e minutës së 84-t dhe 89-të, të shënuar nga Dereck Moncada dhe Anto Grgiq. 

Sulmuesi Ajeti u zëvendësua në minutën e 63-të, kurse Uran Bislimi në mesfushë e kompletoi ndeshjen. Ezgjan Alioski luajti nga minuta e 79-të.