Adnan Januzaj i ka dhënë fund me asistim edicionit 2022/2023 në Superligën e Turqisë. Të martën mbrëma në kuadër të xhiros së 38-të, Bashakshehiri fitoi 3:1 ndaj Trabzonsporit.
Januzaj asistoi në golin e parë të shënuar në minutën e 34-t. Luajti deri në minutën e 86-të. Te Trabzonspori u paraqit Enis Bardhi.
Januzaj e ka mbyllur kampionatin me dy gola e tri asistime. Kishte vetëm 11 paraqitje.