Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Januzaj shkëlqen, dy gola e një asistim

Adnan Januzaj ka shkëlqyer në elitën e futbollit turk. Ai ka realizuar dy gola dhe asistuar një tjetër, ndërsa ekipi i tij Istanbul Bashakshehir mposhti në udhëtim Giresunsporin me rezultatin 4:2.

Ndeshja i takoi javës së 31-të të Superligës turke.

Januzaj realizoi golin e parë në minutat 16-të dhe të dytin personal në minutën e 35-të. Asistoi për golin e katërt që u shënua në minutën e 45-të. Janë edhe dy golat e parë me fanellën e klubit turk në gjashtë ndeshje. Po ashtu ishte edhe asistimi i parë në Turqi. Bashakshehiri zë vendin e pestë me 48 pikë, kurse Giresunspori në vendin e 16-të me 27 pikë.

Golat e Januzajt

 

 

 

Edhe Januzaj shënon gol pas një kohe shumë të gjatë Futboll Januzaj shënon gol pas një kohe shumë të gjatë