Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka treguar paraqitje të mirë në Superligën e Turqisë të hënën mbrëma.
Ai kontribuoi me asistim në fitoren 2:1 ndaj Trabzonsporit, në kuadër të javës së 31-të të Superligës turke të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBardhi asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 39-të nga Berkan Kutlu, shtatë minuta pasi kishte shënuar golin e parë.
Bardhi luajti deri në minutën e 62-të.
Deri në minutën e 67-të luajti për Trabzonin, Ernest Muçi.
Konyaspori ngritët në vendin e tetë me 40 pikë, kurse Trabzoni mbetet në vendin e tretë me 65 pikë.
Ndërkohë, Milot Rashica e Kristjan Asllani u paraqitën për Beshiktashin që barazoi pa gola në Stamboll ndaj Karagumrukut.
Rashica luajti 66 minuta, kurse Asllani u inkuadrua në minutën e 81-të.
Beshiktashi është i katërti me 56 pikë.